.
×

SHOKUESE:Avokati Tomë Gashi para se të mbronte Frashërin mbrëmë rrahu bashkëshorten e tij ?



 

Avokati Tomë Gashi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të enjten në mbrëmje.

Burime të Klan Kosova marrin vesh se gruaja e avokatit Gashi, B.G. është paraqitur në polici për ta paraqitur rastin e ushtrimit të dhunës ndaj saj.

Rastin e dhunës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e fundit 24 orësh.

“Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti  i saj. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe është njoftuar prokurori kompetent. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport duke iu referuar rastit në fjalë.