.
×

Shkurte Fejza lanson këngën e pa paguar, ndiqet penalisht nga tekstshkruesi (Video)



Nuk ka shumë ditë që këngëtarja Edona Llalloshi ka publikuar këngën e saj ‘Heroi’ këngë kjo që i kushtohet dëshmorit Agim Ramadanit.

Por, ky tekst që është i shkruar nga Arsim Bunjaku fillimisht ka qenë për këngëtaren Shkurte Fejza e cila këtë këngë kushtuar Adem Jasharit e kishte incizuar në vitin 2005 por nuk e kishte publikuar asnjëherë deri dje. Tash pas 10 viteve teksti i është dhuruar Edonës veçse kjo e këndon për Agimin.

Indeksonline ka kontaktuar me tekst shkruesin Arsim Bunjaku dhe ai ka thënë se këtë tekst para 11 viteve Shkurta e ka kthyer pas pasi që nuk i ka pëlqyer. Ai gjithashtu ka theksuar se teksti nuk është paguar nga Shkurta dhe për këtë shkak ai do e ndjekë atë penalisht pasi që kjo e fundit nuk guxon që të një këngë të pa paguar ta hedhë në ‘Youtube’.

“Shkurta këtë tekst nuk e ka pëlqyer por ka marrë tekstin e këngës ‘Mora Fjalë’. Tash pas 11 viteve unë tekstin ja kam falur Edona Llalloshit, kurse Shkurta nga inati e ka publikuar këngën me tekstin edhe pse nuk ma ka paguar tekstin prandaj unë do e ndjekë me gjyq, pasi që unë jam autori i këngës dhe të drejat autoriale me takojnë mua” ka thënë ai për Indeksonline.

Më poshtë keni dhe linqet për të parë se tekstet janë identike.