.
×

Shkrimtari serb: Sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës



Milorad Dodik e Republika serbe janë në funksion të pengimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë shkrimtari i njohur.

Shkrimtari beogradas Filip David mendin se problemi i Kosovës mund të zgjidhet për një kohë mjaft të shkurtër dhe se kjo zgjidhje duhet të jetë njohja e pavarësisë së saj.

“Sa më parë duhet njohur pavarësinë e Kosovës dhe ende për këtë nuk është vonë, sepse ky është parakusht për zgjidhjen e të gjitha problemeve të brendshme serve, ekonomike, shoqërore e politike, por edhe për stabilitetin e tërë regjionit”, ka thënë Filip Davi në një bisedë për Al Jazeera.

Sipas fjalëve të tij, kjo mund të zgjihdte me mjaft vullnet politik.

“Të përkujtojmës Marrëveshjen e Daytonit. Para Daytonit propaganda shtetërore në Serbi fliste se lufta nuk ka alternativë, ndësrsa pas Daytonit menjëherë u ndryshua retorika dhe publiku bindej se paqja nuk ka aletrnativë dhe është pranuar Daytoni”, ka thënë David.

David, duke folur për vizitën e Milorad Dodikut në Beograd, ka thënë se ai dhe Republika serbe janë në funksion të mosnjohjes së Kosovës, përkatësisht se nëse ndodh kjo atëherë edhe Republika Serbe do të ndjekë atë rrugë, me çka do të shaktonte probleme të reja në rajon e të cilat, mendon David, nuk mund të zgjidhenderi sa Dodik të jetë në krye të Republikës serbe.