[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkon në 39 numri i të vdekurve në sulmin terrorist në Stamboll



Botapress, 1 janar -Së paku 39 persona kanë vdekur nga sulmi në një klub nate në Stamboll, mes tyre 16 janë shtetas të huaj. Lajmin e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm i Turqisë.

 Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale.

Së paku 69 veta raportohet të jenë plagosur.

CNN turk raporton se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babadimrit të Vitit të Ri.

Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

 Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin.

Menu Title