.
×

Shkoj t’i shërojë dhëmbët, u infektua si pasojë e mjeteve të jo pasterizuara



Organet e rendit dhe ato të drejtësisë po merren me një rast të ndodhur në Obiliq. Një grua atje po ankohet se është sëmurë edhe më shumë kur shkoi për të kërkuar shërim në një ordinancë private.

Kumrie Bullaku nga Obiliqi thotë se u sëmurë edhe më shumë kur bëri një intervenim në dhëmb në një ordinancë private në këtë qytezë. Ajo thotë se pësoi keq nga një infeksion që i shkaktoi probleme jo të vogla.

Bullaku pretendon se këto probleme shëndetësore i erdhën për shkak të pajisjeve dentare të pa pastruara mirë. Për këtë siç tha ajo, ka edhe fakte.

Pas kontrolleve që i bëri në QKUK ku ishte vërtetuar se ka infeksion dhe pas shërimit të gojës së saj ajo i është rikthyer sërish kësaj çështjeje duke kërkuar drejtësi./RTK/