.
×

Shkoi për të marrë mish si ndihmë nga një organizatë bamirëse, qytetari nga Drenasi u tmerrua kur hapi qesen



Botapress 17 Gusht -Qendra Sociale në Drenas ka bërë shpërndarjen e mishit në këtë komunë. Paketimet kanë qenë nga organizata Islamic Relief Kosova e brenda tyre ka pasur mish të prishur nga kafshët e prera me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kështu të paktën po deklaron një qytetar i Drenasit që ka treguar për përvojën e tmerrshme që ka pasur sot.

I njëjti thotë se ka shkuar në Qendrën Sociale në Drenas ku janë shpërndarë pakot me mish kurbani.

Qytetari nga Drenasi ka dërguar disa fotografi të paketimit, me mish të prishur.

“Sot kemi shkuar në Qendrën Sociale për të marrë nga një pako, shpërndarjen e ka bërë Islamic Relief Kosova, kur erdhëm në shtëpi hapëm pakon, 3-4 kilogram mish kurbani i prishur. Era është e tmerrshme” është shprehur qytetari.

Gazeta do të provojë të marr një prononcim nga Komuna e Drenasit lidhur me këtë çështje./ lajmi I marrur nga gazetarja Hafize Elshani/