[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkoi në spital se i dhimbte koka, si u shua 21-vjeçarja nga Covid-19 brenda katër ditëve, nuk mbijetoi dot pas intubimit



Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 21-vjeçaren, viktimën më të re shënuar në Shqipëri nga Covid-19. Mësohet se e reja ishte paraqitur për herë të parë para katër ditësh në spital, pasi ankohej se kishte një dhimbje koke të vazhdueshme.

Pas tamponit të kryer, 21-vjeçarja ka rezuktuar pozitive me Covid-19 dhe është futur në intubim, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Vdekja e të resë u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme.

Sipas deklaratës, gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tre viktima të tjera. 85 persona të tjerë janë konfirmuar më Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Menu Title