.
×

Shkodranja pozon totalisht nudo dhe na fton që të…(Foto +18)



“Më intereson trupi i njeriut në krejt format e tij”. Kështu thotë artistja shkodrane, Brigela Demaj, e cila vjen këtë herë me nji set fotosh provokuese në qytetin e saj.

Femna të zhveshuna pozojnë përpara aparatit të saj.

22-vjeçarja, e cila ka studiue për pikturë grafike, thotë se nuk duhet të kompleksohemi nga lakuriqësia.

“Më intereson trupi i njeriut në të gjitha format e tij, nëse po flasim për nudot. Sidomos trupi i femnës. Besoj se askush nuk duhet të ketë komplekse para fotografisë së nji grueje lakuriq, duhet ta zhveshim atë trup nga mendësia e gabueme se asht kriju vetëm për me nxitë dëshira seksuale, dhe duhet me  fillue ta shohim si nji trup njeriu, i bukur në kompleksitetin, çuditshmëninë e vet”.

“Mbi të gjitha duhet me fillue me pa si nji trup që nuk i përket askujt e që nuk definon qenien e kësaj grueje”.

“Lakuriqësia në nji formë ash

t rebelim ndaj shtypjes emocionale, psikologjike dhe me raste fizike, që i bahet grues, vetëm sepse ajo asht grue dhe vetëm sepse gjendet në atë trup. Kështu që fotot e mia tregojnë vajza që e shijojnë trupin e tyne, lakuriqësinë dhe vetë qenien e tyne”.

“Duhet të kemi ma shumë vajza të tilla dhe duhet të kemi ma pak djem që intimidohen nga vajza të tilla”.

Ajo u ba e njohun kur fotografoi dy femna teksa putheshin, ndërsa në sfond shihej nji urim për Bajramin.