.
×

‘Shko ankohu ku të duash’ përgjigjja e Halitit për kritikat e Avdullah Hotit



 

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti mëzi ka arritur ta marrë fjalën në seancën e sotme në Kuvend, për shkak se një gjë të tillë po insistonte mos tua jap kryesuesi i seancës Xhavit Haliti.

Por kur e morri fjalën, Hoti e kritikoi Halitin për gjuhën të cilën ai po e përdor në seancë ndaj deputetëve.

“I nderuar kryesues, fjalori jot nuk është i duhur për këtë seanca.
Du ose nuk du me ta dhanë fjalën, nuk mund të jenë përgjigje të kryesuesit të seancës kur deputetët kërkojnë fjalë” ka thënë Hoti.

Por në fjalë i ka ndërhyrë Haliti.

“Unë jam kryesues i seancës dhe zbatoj vetëm rregulloren e Kuvendit, e ti shko ankohu ku të duash për këtë” ka thënë Haliti.

Megjithatë Avdullah Hoti ka përfunduar fjalën e tij, duke thënë se ai nuk ishte duke kërkuar debat, por vetëm të sqaronte se rezoluta për të cilën po bëhej gjithë kjo zhurmë ishte harmonizuar.

Por sërish me tone i reagoi Haliti, duke e pyetur nëse rezolutën ia ka dorëzuar Kuvendit, ashtu si e kërkon rregullorja.

“A e keni dorëzu me shkrim secilit deputet rezolutën e harmonizuar.

Kur ta sillni të harmonizuar në Kuvend atëherë e qes në votim” ka thënë Haliti.

E gjithë zënka në ka nisur kur deputetja e VV-së Albulena Haxhiu kërkoj që ti jepej fjala asaj për të lexuar rekomandimet që kishin dalë nga interpelanca e kryeministrit Haradinaj për krimin e organizuar dhe korrupsionin, pas ankesave të shefave të Grupit Parlamentar se nuk janë të njoftuar me atë rezolutë.