[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkencëtarët izraelitë: ‘Pak javë na ndajnë nga vaksina kundër koronavirusit’



Shkencëtarët në Izrael thonë që vetëm pak javë i ndajnë nga zbulimi i një vaksine orale që do të mund koronavirusin. Zyrtarët presin që ilaçi të jetë gati për përdorim brenda 90 ditëve, pas plotësimit të testimeve të nevojshme.

Ministri i shkencës dhe teknologjisë, Ofir Akunis tha: “ Urime për MIGAL( institutit kërkimor Galile) për këtë zbulim emocionues. Jam i bindur se do të kemi një zhvillim të shpejtë që do të na mundësojë përgjigjien e duhur ndaj kërcënimit global të COVID-19.”

Shkencëtarët e MIGAL konfirmuan se po punonin me një vaksinë kundër virusit ngjitës të bronkitit, IBV, që gjendet të shpendët.

Lideri i grupit, Dr, Chen Katz tha : “Koncepti ynë kryesor ishte të zhvillonim një teknologji dhe jo një vaksinë specifike ndaj një virusi.”

Shkencëtarët besojnë se nëse ata do të munden ta ‘përshtasin sistemin’ nga koronavirusi i gjendur te shpendët në atë te njerëzit, do të kenë gati në pak javë një vaksinë kundër koronavirusit.

Menu Title