.
×

Shkeljet ligjore në ditën e zgjedhjeve



Pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, përfaqësues të koalicionit të organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, janë shprehur të kënaqur me procesin zgjedhor.

Por, Artan Murati nga KDI, ka folur në Frontal në T7 për shkeljet më të shpeshta gjatë zgjedhjeve.

‘’Vazhdon avazi për të fotografuar votën, rreziku është nëse shërben si dëshmi, tentim për të votuar disa herë. Ne kemi pasur 72 vëzhgues, nga monitorimi i tyre ka qenë e pamundur të gjendet diçka e tillë. Ndoshta ka ndodhur në forma tjera, por ne si Demokraci në Veprim nuk kemi evidentuar ndonjë rast të tillë, për shitblerje të votave. Ka pasur mobilzim të madh dhe sensibilizim qytetar’’, ka thënë Murati në Frontal.

Murati ka thënë se edhe bashkëpunimi me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës ka qenë në nivelin e duhur./