.
×

Shkarkohet sindikata në MAPL, ankohen sindikalistët



Saktësisht 74 punëtor të MAPL-së kanë nënshkruar një kërkesë për shkarkimin e sindikatës, ankohen këta të fundit. 74 punëtor civil, janë të pakënaqur me punën e sindikatës që i përfaqëson. Për këtë arsye këta zyrtar të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, vendosën që ti shkarkojnë ata. Por, një deklaratë të tillë po e shohin si të pa bazë anëtaret e Sindikatës.

Madje kryetari Driton Xhafa, thotë se stafi menaxherial kanë ndërhyrë në pavarësinë e sindikatës. “Po bëhen 9 muaj që ne nuk kemi funksionim. Por s’kemi marrë përgjigje, është vërtetuar nga ana e mediave, se MAPL ka hartuar një shkresë, se përmban nënshkrimet e MAPL me të cilën ndërhynë në pavarësinë e integritetin sindikal’’, ka thënë Driton Xhafa.

Madje, anëtarët e kësaj sindikate thonë se disa persona u detyruan ta nënshkruajnë këtë dokument, pa dëshirën e tyre.

“Ata sot në këtë intervistë që po e bëjmë që nga e premtja, kanë bërë nënshkrime dhe trysni nëpunësve të nënshkruajnë një dokument që s’kanë pasë dëshmi çka kanë nënshkruar, kundër neve, dhe të ndërtojnë një sindikatë tjetër pa vullnetin e tyre i kanë bo trysni të nënshkruajnë një dokument të tillë’’, ka thënë Xhafa.

Sipas këtyre zyrtarëve njeriu që i ka obliguar punëtorët e MAPL-s për ti vënë këto nënshkrime është Nazmi Halimi.

Por, ky i fundit mohoi një gjë të tillë.

“Secili zyrtar, është një zyrtar i ngritur, dhe secili është i vetëdijshëm për kërkesën që e ka nënshkruar. Ata janë mjaft të zgjuar që askush nuk guxoj t’i bëjë presion’’, ka thënë Nazmi Halimi.

E arsyeje për këtë iniciativë  sipas Halimit, Ishte fakti se kjo sindikate mbante qëndrime jo transparente.

“Askush me asnjë aktivitet nuk i ka informuar, për ndonjë qëndrim të mundshëm që do të ishte e një karakteri sindikal, kështu që në ato çfarë kemi dëgjuar kanë qenë prej mjeteve të informimit, sepse kanë qenë jo transparent’’, thotë Halimi.

Ndërkohë, sindikalistët kohë më parë kishin parashtruar edhe një kërkesë brenda kësaj ministrie.