.
×

Shini se si një mashkulli i hiqet nga barku peshku i gjallë 60 centimetra (video)



Një mashkull nga Brazili duhej t’i nënshtrohej urgjentisht një operacioni për t’ia hequr nga barku një peshk të gjallë.

Në një fotografi të cilën e publikoi një kirurg, shihet se si nga barku i një mashkulli nxirret një peshk i gjallë, i cili nuk dihet se si përfundoi në trupin e tij, transmeton Telegrafi.

Kjo specie amerikano-jugore e peshkut mund të arrijë gjatësi deri në 125 centimetra.

Mjekët pohojnë se është i habitshëm fakti se si peshku ishte ende gjallë kur e nxorën nga barku, ndërsa në raportin mjekësor shkruan se ai ishte i gjatë 60 centimetra.

Videoja në të cilën dëshmohet nxjerra e peshkut nga barku i këtij personi të paidentifikuar, është bërë një sensacion i vërtetë në internet.