.
×

SHIK-u përgjegjës për vrasjet e pasluftës në Kosovë!



Duke e ditur që SHIK-u është udhëhequr nga hierakia e lartë e PDK-së me në krye Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Adem Grabovci etj, atëherë personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës janë nga rradhët e kësaj partie.

 

Faik-Krasniqi_5

Nga Faik Krasniqi

 

Në raportin e prokurorit amerikan Williamson, thuhet se personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës kryesisht me motive politike, janë njerëz nga hierarkia e lartë e UÇK-së, e që sot janë zyrtarë të lartë të partive, por pa e specikifkuar se nga cila parti janë këta zyrtarë të lartë. Por duke e ditur që SHIK-u është udhëhequr nga hierakia e lartë e PDK-së me në krye Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Adem Grabovci etj, atëherë personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës janë nga rradhët e kësaj partie. Flitet për më shumë se 15 zyrtarë të lartë do të akuzohen për vrasjet me motive politike, por duke e ditur që SHIK-un e kanë udhëhequr me dhjetëra njerëz, e që sot janë zyrtarë të lartë partiakë e qeveritarë, atëherë i bie që ky numër është shumë më i madh. Tek e fundit s’ka rëndësi se sa është numri i të akuzuarve për vrasjet e pasluftës, me rëndësi është që të ndriçohen të gjitha vrasjet që janë bërë me motive politike, për interesa të ndonjë partie apo interesave të caktuara nga politikanë të ndryshëm dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kanë qenë apo s’ka qenë me motive politike, çdo vrasje e

pasluftës duhet të ndriçohet. Kemi me dhjetëra-qindra vrasje të veprimtarëve të LDK-së, ish pjesëtarëve të UÇK-së, gazetarë, publicistë, intelektualë duke filluar nga Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj etj, e asnjëra sikurse edhe qindra vrasje të tjera nuk janë zbuluar deri më tash, që besoj për organet kompetente nuk janë të panjohur urdhërdhënësit. Ka pasur vrasje edhe të spiunëve apo ish spiunëve të UDB-së pas luftës, e që i kemi ditur të gjithë që janë zyrtarë apo pjesëtarë të këtij shërbimi famëkeq. Këto vrasje të këtyrë spiunëve të UDB-së, jam i bindur që janë bërë për mos t’u zbuluar spiunët e UDB-së që nuk kanë qenë të njohur për opinionin publik, e që kanë qenë nga radhët e SHIK-ut dhe partive politike, më saktësisht nga PDK-ja apo LPK-ja e dikurshme. Skena politike duhet të pastrohet nga kriminelë të veshur me petkun e politikanit, sepse shteti i Kosovës s’mund të udhëhiqet nga kriminelë që i kanë duart me gjak e që këto vrasje i kanë bërë për interesat e tyre personale dhe partiake.