.
×

Shijojeni të dielën, temperaturat pritet të jenë përvëluese



Nxehtë e kryesisht kthjellët edhe gjatë fundjavës. Në fillim të javës mot jostabil dhe shtrëngata me shi. depërtojnë nga Atlantiku mbi rajon do të sjellin mot të paqëndrueshëm, ku priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e vende-vende priten reshje më intenzive si dhe mundësi edhe për breshër.

Vala e të nxehtit nga Afrika veriore ditëve të fundit po sjell edhe koncentrim të pluhurit saharian që ka ndikuar edhe në rritje të vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit në pjesën më të madhe të rajonit.

15.06 – Nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

16.06 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

17.06 – Vransira dhe intervale me diell. Paradite shtrëngata të izoluara me shi. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

18.06-19.06 – Kryesisht me vransira. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Në fundjavë temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, e nga fillimi javës së ardhshme pritet një rënie e lehtë. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 31C, mirëpo në fillim të javës do të zbresin deri në 26C.

Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-6m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.