.
×

Shiheni se në çfarë gjendje ka arritur shtrati i lumit Drini i Bardhë për shkak të degradimit të tij



Lugina e Drinit të Bardhë është njëra nga bukuritë natyrore në rajonin e Dukagjinit, por kujdesi për ta mirëmbajtur atë është shumë i vogël, shkruan Botapress.

Ashtu siç ka njoftuar Botapress ditë  më  parë, shtrati i lumit më të madh në Kosovë, ka kohë  që ka filluar të  shkatërrohet për shkak të  degradimit të  madh të  tij.

Edhe pse askush deri më  tani nuk ka marrë  masa që  mund të  jenë të  dobishme  për të  ndikuar sado pak ne sensibilizimin e opinionit për dë met që  po i shkaktohen shtratit të  këtij lumi, Botapress ka siguruar video dhe fotografi të  një  pjesë  të  këtij Drini, respektivisht, në  vendin që  lidh dy fshatrat e bukura të komunës së  Gjakovës dhe Rahovecit, përkatësisht Marmull dhe Radoste.

Gjendja e Drinit në  këtë  pjesë, dhe jo vetëm këtu, ka arritur të  degradohet plotësisht, dhe vizitorët e shumtë  nuk kanë  mundësi të  shijojnë  aspak bukuritë  natyrore që  mund të  ofronte  ky atraksion turistik.

Pothuajse përreth të  gjithë  kësaj pjese të  Drinit, dhe kjo është  vetëm një  pjesë  e vogël e tij, janë  mbledhur ndërtuesit me eskavatorët e tyre për të nxjerrë  kuarc dhe zhavor, ndërsa si pasojë  e kësaj edhe rruga drejt lumit është  gati thuajse e pakalueshme  dhe e rrezikshme e ndoshta fatale për ata që  nuk e njohin terrenin, shkruan Botapress.

Se kur do të  vetëdijësohet opionioni dhe institucionet përkatëse, mbi këto veprime shqetësuese dhe tejet dëmtuese edhe për mjedisin e vendit tonë , mbetet të  shihet, dhe shpresojmë  se atëherë kur do merren veprimet e duhura nuk do të  jetë  edhe shumë vonë. /Botapress/B.MN/

Për më  shumë ju mund të ndicni videot të  realizuara në një pjesë të Drinit, ne mes fshatit Marmull dhe Radoste.

KLIKO KETU PER VIDEO

KLIKO KETU PER VIDEO