[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shifra rekorde të rasteve me Covid-19 nëpër botë



Botapress 31 Korrik – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar rritje rekorde të rasteve ditore me koronavirus të premten, me numrin total prej 292,575 personave të infektuar për një ditë.

Numri më i madh i infektimeve erdhi nga SHBA-ja, pastaj Brazili, India dhe Afrika Jugore, ndërsa numri të vdekurve arriti në 6,812 brenda ditës.

Rekordi i fundit i OBSH-së për raste ditore ishte më 24 korrik kur u regjistruan 284,196 raste brenda një dite.

Numri i vdekjeve ka qenë mesatarisht rreth 5,200 persona në ditë në muajin korrik, rritje prej mesatares prej 4,600 të të vdekurve në ditë në muajin qershor.

Menu Title