.
×

SHFSH ,,Dora D’Isteria’‘ në Ddüsseldorf festoi 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës



 

Shoqata e femrës shqiptare” Dora d’Istria” në Dyseldorf më 01.03.2020 festoi ditën e pavarësisë së Kosovës së bashku me femijë dhe nëna shqiptare në një atmosferë kreative. Programi përkushtohej edhe fëmijëve shqiptarë qe se bashku me nënat e tyre deshmuan pjesëmarrjen e tyre aktive ,duke filluar me recitim te vjershave me motiv atdhetare, punimi i flamurit te Kosovës, muzikë për femijë dhe lojëra atraktive. Me pjesëmarrjen e tyre fëmijët socializohen mes vehte dhe me krenarinë për origjinën e tyre shqiptare, krijohen raporte shoqërore të reja, dhe çdoherë rritet niveli i dëshires për të folur më rrjedhëshëm gjuhën amtare.
Ndërsa nënat gjithë ashtu në bisedat e tyre ndan përvojat integruese dhe sfidat me të cilat përballen duke qenë një urë lidhëse në mes kulturave të ndryshme dhe në shkëmbim të përvojave me njëra-tjetrën.
Ju faleminderit te gjithëve për pjesëmarrje!
Stafi i shoqatës
Dora d’Istria