[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shfletimi i historisë: Gjokë Domgjoni, pjesëmarrës i kryengritjes së vitit 1912, i vrarë nga partizanët më 1944



Në kuadër të shfletimit të historisë për veprimtarët dhe burrat e mëdhenj shqiptarë që u ekzekutuan nga regjimi komunist i instaluar pas ardhjes së partizanëve në pushtetet, po u sjellim një biografi të jetës e të veprimtarisë së patriotit Gjokë Domgjoni, trashëgimtar i familjes Domgjoni i Fanit të Mirditës, shkruar nga Hasan Hasani.
Hasan Hasani :GJOKE DOMGJONI 1884-1944
Gjoke Domgjoni i perket familjes së madhe nga Domgjoni i Fanit të Mirditës të përbërë nga vëllezërit Menkola, Gjerkola Prenkola dhe Gjokola. Gjoka eshte pinjoll i familjes se Gjokolajve. Ka lindur ne viton 1884 ne katundin Marmull, komuna e Gjakoves. i ati i tij quhej Mark Kole Gjergji – Gjokolaj. Familja Domgjoni njihet ne Rezine nga cereku i fundit i shek. XIX si familje ne ze per mikpritje e bujari. Kontaktet e tij me njerez te njohur te kohes ishin te medha. U be figure e njohur jo vetem ne Gjakove e rrethine, por edhe ne anet e Pejes, Prizrenit, Malesise se Gjakoves dhe ne Mirdite. Gjate kryengritjes se vitit 1912 ishte njohur personalisht me figurat e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj. Kishte marredhenie edhe me familjen e njohur te Kryezive te Gjakoves, si dhe me ate te Ages se Rashkocit dhe Ages se Batushes. Ne gjysmen e dytevte viteve tridhjete te shekullit XX, teme kryesore e krereve te kombit ishon reformat agrare dhe kolonizimi i Kosoves me popullsi sllave.
Gjoke Domgjoni eshte pjesmarres i kryengritjes se vitit 1912 si dhe bashkeluftetar i Zefit te Vogel me te cilin kishte marre pjese ne te gjitha betejat, deri tek ajo kur shqiptaret hyjne ne Shkip me 12 gusht 1912. Gjate pushtimit te Kosoves nga Serbia dhe Mali i Zi, Gjoke Domgjoni, qendron ne shtepi dhe nuk merret me ndonje aktivitet politik, por mban kontakte me kacaket Zefi i Vogel, Pjeter Celi, Kole Gojani etj. si dhe me parine e Gjakoves. Gjate viteve njezet te shek. XX Gjoke Domgjoni zgjidhet kryetar i komunes ne katundet Janosh, Skivjan dhe Bec me 1924-1929. Duhet thene se Gjoke Domgjoni ishte familje e pasur. Gjate viteve 1936-1937 Gjoke Domgjoni shkon ne Shqiperi ku takohet me Kole Bibe Mirakajn. Ishte edhe anetar i keshillit per pajtimin e gjaqeve, ku deri ne vitin 1944 u pajtuan 652 gjaqe. Kur ne vitin 1942 u bene zgjedhjet per Kuvendin Kombetar ne Tirane, deputet prej Gjakove dhe rrethine u zgjodhen Ali Bajraktari i Junikut dhe Gjoke Domgjoni i Rezines. Kete detyre Gjoka e mbajti deri ne fund te vitit 1944. Pas hyrjes se forcave partizane ne Gjakove ne vitin 1944, Gjoka kete detyre e kreu deri ne fund te vitit 1944. Ne kete kohe Gjoka mbeti ne arrati. Meqe njihej personalisht me Halim Hoxhen, babai i Fadil Hoxhes, Gjoka kontaktoi me te dy. Fadili e dinte se Gjoka ndodhej ne listen e atyre qe duhej te denoheshin pas clirimit, e beri ate qe mund te bente. Nuk e arrestoi edhe pse e kishte per detyre, por e beri me dije qe te vendoste vete si fo te vepronte. Te dorezohej ose te ikte. Gjoka e kuptoi mire se cfare tha Fadili, keshtu qe shkoi ne shtepi te vet dhe qendroi tri dite per Krishtlindje. Mendoi dhe vendosi. Une nuk jam ma njeri qe duhet te fshihem maleve. Jam i vjeter 60 vjec, dhe do te dorezohem, edhe pse e di se cfare me pret. Keshtu u kishte thene miqve te cilet e keshilluan qe mos te dorezohet. Diten e trete te Krishtlindjeve, me 27 dhjetor 1944, ne percjellje te miqve dorezohet ne Gjakove. Ketu perfundon jeta e tij. Varri as eshtrat nuk iu gjeten kurre. Ndersa ne qershor te vitit 1946 ne Gjakove u vra edhe i biri, Marku, i cili deri ne ate kohe kishte mbetur ne arrati.

 

 

Menu Title