.
×

Shfaqet Isa Mustafa, i kthehet aktiviteteve partiake



 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas rikthimit nga Gjermania, ku ishte i shtrirë në Spital, është rikthyer në Prishtinë para disa javësh.

Mirëpo, pas shumë kohësh, Mustafa i është rikthyer aktivitetet politike.

 

Ish-kryeministri ka qenë i pranishëm në mbledhjen e pasdites së kryesisë së LDK-së.

Burime tona tregojnë se shefi i partisë më të madhe opozitare ka udhëhequr takimin me figurat kryesore të subjektit të cilin e udhëheq ai.

Ndërsa, LDK-ja ende nuk ka dal me ndonjë qëndrim rreth diskutimit që patën në këtë mbledhje.