.
×

Sheshi “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza” dynden nga njerëzit



Sheshi qendror i kryeqytetit, ai “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe zona e Stacionit të Trenit janë mbushur me qytetarë në panik, nga frika se Tirana mund të goditet nga një tërmet shkatërrues orët në vijim. Siç duket nga pamjet që sjell MAPO, mijëra banorë, fëmijë, burra, gra dhe të moshuar kanë lënë shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar shesheve të mëdha të Tiranës për të minimizuar pasojat. Gjithçka erdhi pas paralajmërimeve në rrjetet sociale se rreth orës 23:30 Tirana do të goditej nga një tërmet 6 ballë, ndërsa lëkundjet e orës 22:10 perforcuan informacionin e përhapur në Facebook.

Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtij informacioni, ndërsa nga ana tjetër qeveria e përgenjështruar ekzistencën e çfarëdolloj alarmi që lidhet me parashikimin e tërmeteve. Sidoqoftë, Tirana është në panik dhe qytetarët për dy netë me radhë nuk do flejnë gjumë të qetë.

video