Një person ka sulmuar sot kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiun, duke e qëlluar me grushte. Sulmi ka ndodhur brenda çadrës së PD-së para Kryeministrisë.
Po kështu, Policia thotë se është shoqëruar personi që ka sulmuar Spahiun. Ai është Flamur Pirraci, 34 vjeç banues në Tiranë.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tij dhe Spahiut, por Pirraci po merret ne pyetje nga policia.
NJOFTIMI I POLICISE
Shoqerohet ne komisariatin e policise nr 1 shtetasi Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas dyshohet se ka qelluar me grusht shtetasin Kreshnik Spahiu gjate tubimit qe po kryet prane ministris se energjitikes