.
×

Shënohet data e fillimit të luftës në Grabanicë



 

Grabanica e Kinës shënoi sot 20 vjetorin e Rezistencës së armatosur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me 20 maj 1998, sapo kishte shpallur themelimin e Shtabit Lokal në Grabanicë, u përball të njëjtën ditë me një sulm të ashpër të formacioneve serbe e jugosllave, sulme të cilave iu përgjigj frontalisht. Disa ditë me radhë, luftëtarët e Grabanicës, Bokshiqit, Dullovës, Qeskovës dhe fshatrave përreth, bën rezistencë të pashoq.

Pas 20 vitesh, u nderuan Dëshmorët e fillimit të luftës frontale në këtë pjesë që ishte fillimi i territorit të Zonës Operative të Dukagjinit. U kujtuan Dëshmorët e Majit të përgjakshëm: Myrtë Zeneli, Faruk Elezi, Qaush Fazliu, Isuf Morina, Xhezair Syla, Arben Krasniqi, Qaush Morina dhe Arif Berisha.

Gjithashtu u nderua vepra e komandantit të Shtabit Lokal në Grabanicë Sadri Berisha.

Bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët, pas homazheve në lapidaret e Dëshmorëve, u mblodhën që nën tingujt e muzikës, të këndojnë për Dëshmorët e të festojnë për lavdinë e fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.