.
×

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”në Panairin e Librit në Paris



Në Panairin Ndërkombëtar të librit në Paris, që u hap pardje, ka gjetë vend edhe romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i përkthyer në frengjisht nga Odette Marquet “QUI REISTE A LA PESTE RESISTE AU DIABLE”, botuar nga botuesi i njohur parisien “L’Harmmatan”.

Romani i Buxhovit në frengjisht ka pasur dy promivime të sukseshme në Paris si dhe tri ribotime brenda një kohe të shkurtër në Francë.

Në Panairin e Librit, autori Buxhovi, është prezentuar në kuadër të shkrimtarëve bashkëkohorë europianë në frengjishte,

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, i botua në vitin 1982, krahas dhjetra ribotimeve, është përkthyer edhe në sllovenisht (1990), serbisht (1986) dhe është në përkthim e sipër në italisht dhe anglisht.