.
×

Shëndetësia Primare në Ferizaj katastrofale, pushteti Lokal hesht dhe lavdërohet me gjendjen



Drejtoria Shëndetësisë në Ferizaj, gjatë prononcimt të saj, për media, u lavdërua për largimim nga puna, të një zyrtari në laboratori, i cili kishte dyshime për marrje rryshfeti, në vend se t’ia linte organeve kompetente hetimet e mëtutjeshme, Drejtoria Shëndetësisë, përkatësisht Drejtori, luante rolin e prokurorit.

Shoqëria civile ia kujton Drejtorit, se për atë që u lavdërua, nuk ishte për të lavdëruar, por për të ardhur mërzi, shoqëria civile ia kujton pushtetit aktual, se me largimin nga puna të puntorëve, që ishin me kontrata të shërbimeve të veçanta, drejtpërdrejt ka ndikuar negativisht duke rënë efikasiteti në shërbmin e qytetarëve nëpër QKMF-të e Ferizajt!.

Mungesa e bararëve është e madhe, dhe nga mos dija e të parit të Shëndetësisë, rreth nevojës së ilaqeve, po sjell pasoja të drejtpërdrejta, tek qytetarët që nuk mund ti blejë disa lloje të barërave, përshkak të gjendjes jo të mirë ekonomike.

Shoqëria civile i’a kujton Drejtorit të Shëndetësisë, se keçmenaxhimet, e aparaturave të caktuara, dhe të nevojshme për diagnostifikim të caktuar, po ndikon negativisht drejtpërdrejtë tek qytetarët, përshkak se për kontrollimin në aparatura që japin diagnozën, e posedojnë qendrat private, dhe një kontrollë zor se përballohet nga xhepi i qytetarëve.

Tash paska nisur Drejtoria Shëndetësisë, që me kontrata të shërbimeve të veçanta, të punësoj stafë nëpër QKMF-të e Ferizajt, ku mbetet të kuptohet se qëllimi i largimit të puntorëve të mëparshëm, dhe zëvendësimi i tyre me puntorët të rinjë, ka qenë neputizmi pra punësimi i militantëve partiakë!

Qytetrët Ferizajas, nëpër QMF-të e Ferizajt, për një kontrollë së   paku duhet të presin 40-50minuta, përshkak të neputizmit të Komunës së Ferizajt, derisa ta mbushë me puntorë, të cilët janë të afërm e militantë partiakë!

Në përgjithësi, Shëndetësisë Ferizajase i duhet një menaxhues i shkolluar dhe jo agronom!Përderisa Shëndetësia Primare, Ferizajase është në gjendje katastrofale, Komuna Ferizajt, i pari i komunës dhe ekipi tij, duke qenë të pa-ditur, dhe pavizion po vazhdojnë të heshtin, e të shtiren kinse janë engjuj të pafajshëm!, Kur janë keçmenaxhuesit më fajtorë për gjendjen e krijuar në shëndetësinë primare ferizajse!

E pyesim agronomin, se a e di se qka është fjala esenciale?E pyesim agronomin se cka janë barerat esenciale?Përse, barnatoret e QMF nuk janë të pajisura me ilace kunder helmimeve, sic jane kafshimet nga gjarpëri, etj!E pyesim agronomin se përse lavdërohet me gjendjen katastrofale, a është i kënaqur që e shkatërroj shëndetësinë ferizajase?.

Shoqëria civile reagon ashper për këto keqmenaxhime, dhe paralajmëron protesta në rast se nuk ndërmirren hapa për ndaljen e keqmenaxhimit.

Emri I opinionistit është I njohur për redaksinë e gazetës Botapress./BP