.
×

Shëndetësia paralajmëron grevë të përgjithshme



A do të vazhdohet greva e punëtorëve shëndetësorë apo do të përfundojë me ditën e sotme, e gjitha varet nëse deri në fund të orarit të punës do të ketë apo jo reagim nga Qeveria, tha Blerim Syla kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë (FSShK) në një konferencë për media.

“Të gjitha institucionet 100 përqind u janë përgjigjë thirrjes për grevë, situata është e qetë, nuk kemi pasur ndonjë presion nga pacientët. Ne nuk jemi vizituar nga askush përveç një vizite që është bërë nga Komisioni Parlamentar në QKUK, kjo është për të ardhur keq. Nëse kjo situatë e neglizhencës dhe injorimit vazhdon deri në përfundim të orarit zyrtar Federata Sindikale e Shëndetësisë urgjent do ta mbledh kryesinë dhe do të marrë vendimin i cili do ta ndërrojë këtë vendimin e grevës 24 orëshe”, tha ai.

Syla ritheksoi se e vetmja kërkesë është kalimi i ligjit të pagave me qëllim që të realizohen ato që janë premtuar para një viti e gjysmë ndërsa premtoi radikalizim të masave edhe ai.

“Do të radikalizohen masat në mënyrë që protesta të bëhet në shesh, nëse ne vendosim me i lëshu krejt atëherë e kemi të drejtën tonë njerëzore me i lanë mantelat e me shku në shtëpi mos të na paguan shteti, le t’i kqyrin politikanët njerëzit. Për 620 euro secili mjek e gjen veten edhe në rrugë, politikanët e kanë lehtë shikoni konton e tyre” tha ai./kallxo. com