.
×

Shemsi Bunjaku: Vorri i babës!



Ani bëjn be se ishte baba, ishte nëna, ishte vllau, gruaja ishte fëmija ishin ma të dashurit që i patëm. Vajtojn plot dhimbje dhe mall për ata që ishin e që tani nuk janë më.

Thurin histori mbas historie për të gjithë, duke e krijue ndjenjën se vërtet gjithë kjo familje e madhe e njerzve që kan ndrruar jetë ishin dhe kishin vlera ta pa krahasueshme në ngritjen e normave në të cilat kalitet e ardhmja e fëmive tan.

Këta vërtet ishin dhe janë ftyra ime, ftyra jote, ftyra dhe pasqyra e gjithë shoqris.

Këta edhe që kan ndrruar jetë janë gurthemeli i shoqris, janë kalorsit, janë kultura, tradita, vepra, janë prindrit dhe fëmijët tan. Këta njerz jemi pra unë dhe ti. E kaluara ime dhe e ardhmja jote. Janë urë lidhje mes brezash, janë mësimi, provoja janë drita e së ardhmës.

Po ku e morëm atëher ti dhe unë të drejtën ta varrosim këtë pasuri në këtë vend pa vend. Në këto varreza të mbushura plot therra dhe balt.

Kush na dha mua dhe ty të drejtën me fye vetëvetën në këtë mënyr.?

Po këto pallate, qfar janë gjithë këto pallate rreth e rreth të shtruara me plaka mermeri. Majet e tyre prekun qijet dhe ne nga atje lart shohim të kaluarën ton të mbuluar me xhemba therrash dhe me loq.

Ndoshta po ju lodhi, po pyes e po e teproi.

Hë de folni.

Unë u nisa një ditë me shkue e me ju kërkue falje. Shkova drejt i bindur dhe shumë i vendosur t’ua them se e marr përgjegjsin time te plot për këtë faqe të zezë. Mendova tua them se turprohem që si shpërblimit për gjithë punën, djersën, edukatën,përgjëgjsin, mallin,dashurin, ju kemi afruar therrat,balten, përbuzjen,turpin, përtacin,egoizmin,inatin dhe lakmin.

Deshta vërtet të kërkoi falje për të gjitha,po kur u afrova nuk pash as edhe një varr,ishin katandisur të gjithë zi e ma zi. Nuk dija kujt ti drejtohesha dhe kush ku pushonte, nëse vërtet mund të quhej pushim në të tilla vende ku kockat ishin ngjitur tek njëra tjetra dhe vështir ti ndaje e ti dalloje.

O ju që kaloni këndejpari e që shifni këtë katandisje a mendoni, a pyesni vetën, a kan histori këta njerz? A kishin dashuri këta njerz?

Ore ju që vajtoni plot mall,a keni more ju duar me zbukurue varrin e nënës e Babait, me lartsue varrin e vllaut, motres e fëmis apo gjithë ky vaj është vetëm friga lakuriqe se një ditë do të mbulojn therrat edhe ty.

Duke u larguar që andei i kujtuar mendoja a qajnë këta njerz më shumë për faktin ku janë varrosur apo për tragjedin se kënd e kan lën pas.

Një pëshpërim më vinte pas. U ndala, gati veq mbeta i shtangur. Zëri ishte i ati.

Jo, jo ju nuk frigoheni nga vdekja se e dini ajo vije medomos po frigoheni nga therrat, andaj mos qani po vyeni diqka.

Harrova kërkim faljen, në kokë më mbeti vetëm një thanje që kisha mësuar po nga këta ” po nuk dite ta vlersosh të kaluarën nuk do dish ta ndërtosh dot të ardhmën.