.
×

Shefi i kabinetit të Limajt pritet të bëhet ministër



Endrit Shala pritet të bëhet Ministër i Tregtisë, e Labinot Tahiri pret që Ferizaji të udhëheqë një ministri Krahu i djathtë i Fatmir Limajt, Endrit Shala, pritet të ulet në karrigen e ministrit të Tregtisë.

Burime të FRONTAL në T7 brenda partisë mësojnë se në krye të kësaj ministri pritet të vije shefi i kabinetit të Limajt, Endriti. E ka dy javë që pozita e ministrit në dikasterin e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur bosh.

Kjo për shkak se një javë më parë, Nisma Socialdemokrate e shkarkoi ministrin e saj. Në këtë parti thonë se ende janë në shqyrtim të ministrit të ardhshëm. Edhe Ministria e Mjedisit e cila është nën udhëheqjen e Aleancës Kosova e Re ka dy muaj që është pa kreun e saj.

Burime brenda AKR-së thonë se minsitër do mbetet Fatmir Matoshi, që aktualisht është ushtrues detyre. Sipas tyre kështu është disponimi i Pacollit. Por këtë post duket se është duke e pritur dikush tjetër.

Deputeti nga kjo parti, Labinot Tahiri i cili ka dalë me kerkesën që Ferizajit t`i një ministri, tha se ka një marrëveshje të nënshkruar për këtë dhe qytetarët e Ferizajt e meritojnë të kenë një përfaqësues të tyre në Ministri.

Tahiri thotë se nuk e kupton hezitimin e Pacollit për këtë çështje. Sipas tij, ani pse nuk zgjedhin e nuk specifikojnë ministri, Ferizaji meriton ministrinë e ambientit. Kurse Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se deri në fund të tetorit këto dikastere pritet të jenë me ministra.

Kujtojmë se është një marrëveshje me anëtaret e koalicionit PAN, në bazë së cilës, secila parti e zgjedh ministrin e vet.