.
×

Shefi i EULEX-it zotohet për bashkëpunim të plotë me ekspertin e pavarur ligjor



Pas kthimit të tij nga Brukseli, ku pati konsultime me Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Gabriele Meucci, Shefi i Misionit EULEX, tha se pas vendimit të marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e sapoemëruar Federica Mogherini për ta caktuar një ekspert ligjor të pavarur dhe me përvojë për ta shqyrtuar zbatimin e mandatit duke u përqendruar në trajtimin e pohimeve për korrupsion, ky Mision është i përkushtuar plotësisht për të bashkëpunuar dhe do t’ia ofrojë tërë ndihmën ekspertit të ngarkuar me këtë shqyrtim.

“Shqyrtimi i jashtëm i hapur dhe transparent është hap i rëndësishëm drejt kthimit të besimit të ndërsjellë ndërmjet EULEX-it dhe partnerëve tanë. Ky shqyrtim është në interesin më të mirë për të gjithë. Unë e ritheksoj zotimin tim personal për ta aplikuar politikën e zero tolerancës ndaj korrupsionit gjatë udhëheqjes sime”, tha Meucci.