[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

SHBA ndryshon strategjinë kundër COVID-19, Biden njofton ribashkimin me OBSH



Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden planifikojnë t’i bashkohen programit të vaksinimit COVAX, që synon të shpërndajë vaksinat e coronavirusit në vendet e varfra.

Lajmin e bëri të ditur këshilltari kryesor i presidentit të ri, Anthony Fauci, në një komunikim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, një ditë pas betimit të Biden.“Shtetet e Bashkuara planifikojnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare kundrejt organizatës. Amerika e konsideron bashkëpunimin teknik në të gjitha nivelet si themel të marrëdhënieve tona me OBSH-në.

Kam gjithashtu kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të punojnë në mënyrë të gjithanshme për t’iu përgjigjur nevojës për rikuperim nga pandemia”, tha Anthony Fauci, këshilltar i presidentit Biden për mjekësinë, raporton euronews.al.

Zyrtarët e OBSH-së njoftuan më herët gjatë javës se stoqet e para të vaksinave pritet të shkojnë në vendet e varfra në shkurt, në kuadër të skemës COVAX.

Por ata ngritën gjithashtu shqetësimin se vendet e pasura po marrin pjesën e luanit të të gjitha stoqeve të vaksinave.Paraardhësi i Biden, Donald Trump, ndaloi financimin e OBSH-së dhe njoftoi planin për t’u tërhequr prej saj në korrik të 2021.

Ai e akuzonte organizatën se ishte nën ndikimin e Kinës në fazat fillestare të epidemisë, një akuzë e rrëzuar nga kreu i OBSH-së.

Menu Title