.
×

SHBA merr vendim që t’ia refuzojë vizën, por ministri Besim Beqaj gjendet në New York



Besim Beqaj, njeriut që nga dita e sotme nuk do t’i lëshohet viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht gjendet atje.Beqaj ka udhëtuar në New York, si ministër i Inovacionit tash e sa ditë. Vendodhja e tij është konfirmuar nga postimet që vet Beqaj i ka bërë në llogarinë e tij Instagram.

“30 biznese nga Kosova përfaqësojnë Kosovën krahas shumë kompanive të mëdha botërore, në tri ditët e ardhshme në @smartcitiesny , me mbështetjen financiare të Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Në panelin e sotëm “Bashkëpunimi, si mundësi për rritje ekonomike” theksova progresin e Kosovës në këtë fushë dhe mundësitë që ofron ambienti i të bërit biznes në vendin tonë për investitorët e huaj. #scny2019”, ka shkruar Beqaj.