.
×

ShBA e do marrëveshjen e Beogradit e Prishtinës me çdo çmim



Botapress 7 Qershor – Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çdo çmim duan që “drama e Kosovës” sa më parë të marrë fund, dhe do të bëjnë gjithçka që Beogradi e Prishtina të pajtohen për marrëveshje

Këtë ia kanë thënë gazetës beogradase “Danas” jo zyrtarisht diplomatë perëndimorë, duke komentuar porosinë me të re të zyrtarit të State Departamentit Matthew Palmer se ShBA-të do të dëshironin që dialogu “të vazhdojë urgjent”. Palmer, në një bisedër për “Zërin e Amerikës” ka thënë edhe se marrëveshja e ardhshme duhet të jetë e tillë që “të mund të zbatohet dhe t”i shitet publikut të të dyja vendeve (Serbisë e Kosovës).

Burimet i kanë thënë gazetës se Palmer edhe më herët është përpjekur që me deklaratat e tij “t’i motivojë” palët negociuese, por se këtë herë ka shkuar një hap më tej, përkatësisht ka qenë më i drejtpërdrejtë, sepse ka thënë: “Ne shpresojmë se dy palët mund të gjenden në gjysmë të rrugës, të negociojnë, të arrijnë marrëveshje, ta zbatojnë dhe të hapin rrugën evropiane e cila është e pastër dhe e qartë”, shkruan “Danas”.

Diplomatët kanë shpjeguar, sipas gazetës, se një porosi e tillë do të thotë se administrata amerikane është pragmatike dhe e vetëdijshme se me marrëveshjen eventuale “asnjëra palë nuk do të jetë plotësisht e kënaqur”.

“Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është shumë më fleksibile se ajo e përparshmja dhe dëshiron t’ua lejojë Beogradit e Prishtinës që të merren vesh për zgjidhjen për Kosovën, prandaj do të bëjnë presion më të madh mbi kryeministrin e Kosovës Ramush Haradianj që t’i heqë taksat në mallin e Serbisë para takimit për Ballkanin Perëndimor, i cili mbahet më 1 korrik në Paris”, kanë thënë diplomatët, duke shtuar se një pjesë e administratës amerikane e kanë mbështetur heshturazi Haradinajn për regjimin rigoroz të taksave, por ata janë të vetëdijshëm se Serbia nuk do të kthehet pranë tavolinës së bisedimeve në Bruksel nëse taksat nuk do të hiqen, gjë që do të thoshte dështim i dialogut.

Diplomatët kanë thënë se ShBA-të do të angazhohen edhe më fuqishëm në vazhdimin e negociatave, sepse kanë frikë se drama e Kosovës mund të përfundojë në mënyrë kaotike nëse nuk gjendet një zgjidhje e pranueshme për publikun në Beograd e në Prishtinë, ndërsa kanë shtuar se në këtë aspekt më lehtë e ka Vucici, se Thaçi, i cili do të ketë më shumë probleme që ta bindë publikun prishtinas për ta pranuar marrëveshjen.

Palmer për “Zërin e Amerikës” ka thënë se ShBA-të “nuk tërheqin vija të kuqe” në procesin e bisedimeve, por ka shtuar se kjo nuk do të thotë se “të gjitha opsionet janë të hapura”, ndërsa sa i përket afatit kohor ka thënë se “nuk e di a do të ndodhë kjo sivjet”.