.
×

Shatri: Taksa 100% mbetet në fuqi derisa Serbia ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës



Haki Shatri u është përgjigjur edhe deklaratave të faktorit ndërkombëtar për ta shfuqizuar këtë vendim. Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të mbetet në fuqi derisa këto dy shtete ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për Epoka e Re, Shatri u është përgjigjur edhe deklaratave të faktorit ndërkombëtar për ta shfuqizuar këtë vendim.

Ai thotë se faktori ndërkombëtar duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm. Sipas Shatrit, vendimet e CEFTA-së dhe të MSA-së janë shkelur vazhdimisht nga Serbia. Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se taksa 100 për qind do të hiqet kur Serbia e njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Në këtë intervistë Shatri ka folur edhe për zhvillimet ekonomike në vend dhe qasjen që po merr Qeveria për zgjidhjen e pengesave ekonomike.