.
×

Sharlatanët, rikthehen me “Aleancën e sorrave nacionaliste”



opinion-Ilir-Vata-thumbnail

 

Pas ngjarjes daramatike të Beogradit dhe skandalit të atjeshmë ku lojtarët e ekipit kombëtarë, u gjendën mes dhumës, presionit dhe terrorit, thjeshtë se simboli i shqiptarisë, shqiponja dykrenare fluturonte në qiell, dhe ngjarjet rrokullisen përtej të imagjinueshmes për t’u bërë jo vetëm politike, por dhe të një dimesioni ndërkomtar.

E gjithë bota pa me sy, se si një ndeshje futbolli u kthye në makth për disa minuta, dhe u desh vetëm një flamur për të nxjerrë urrejtjen e fundosur që të sulej e tërbuar ndaj një populli dhe me këtë çështje u morën institucione të BE-së, lidër botëror dhe vetë politika e shtetve Serbi-Shqipëri, ku replikat dhe kundërshtitë vazhdojnë ende…!

Politika zyrtare e Tiranës ka një qëndrim të prerë për të hetuar ngjarjen me transparencë dhe vazhdonë që të kërkojë nga politika e Beogradit që të kërkojë ndjesë për atë çfarë ndodhi në Beograd, jo vetëm si vend organizator, por si përgjegjëse për papërgjegjshmërin e ngjarjes dhe pas saj.

Politika e Beogradit bënë përgjegjës shqiptarët, madje çmenduria e tyre shkonë përtej të imagjinueshmes sa shqiptarët i prezantonë si rrezik në rajon dhe në Evropë me pretendimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kryeministri shqiptarë në rrjetin social, ditë më parë u shpre se “Shqipëria e Madhe” është makthi i serbisë” dhe jo qëllimi i shqiptarëve apo i qeverisë së saj.

E në këtë ngerdheshje të ashpër, qëndronë axhenda e kahershme e kryeministri për të vizituar Beogradin që tashmë është konfirmuar nga ana e Shqipërisë dhe në pritje të një vendimi nga ana e Serbisë, që ka gjasa që të jetë një jo, përtej presionit të ndërkombëtarve dhe vetë BE-së për vazhdim të negociatave dhe fqinjësisë së mirë në rajon, si një ndër kushtet bazë të integrimit.

Politika zyrtarë nuk ka pse bie deri në faltalitet, apo në inegzistencë duke u bërë palë me ngjarje apo edhe me ekstremizmin që u demonstrua në Beograd, por si gjithmonë në këtë trazirë ka edhe nga ata që duan të përfitojnë, ca në arenën ndërkombëtare e disa Brenda shtetit të tyre, që ky është një fatalitet i dytë.

Kaq u dësh që ngërdheshësit, përfituesit parazit mbi interesat madhore e kombëtarë, ndërmorën kartën e nacionalizmit për t’u hequr më shqiptarë se vetë shqiptarë, me atdhetar se ata që e paguan shtrenjtë atdhetarizmin, madje më patriot sa vetë futbollistët e kambëtares që treguan dinjitetin e dellit të shqiptarizmës në Beograd.

 

Armiq e vjetër dhe të rinj, janë bër bashkë si jashtë ashtu dhe Brenda vendit, por në Shqipëri ku moment po tentohet të shfrytëzohet politikisht, madje menjëherë, sa kryeministri Rama pohoj se do të shkojë në Beograd, partia më e madhe opozitare, kërkoj minimalisht që kryeministri të ndalojë vizitën në serbi.

Sigurisht që vizita e kryeministri Rama në Serbi do të ndikojë jo mirë për shqiptarët në tërësi, pasi plaga e një urrejtje të vjetër shekullore shpërtheu si mjergull në një ditë paqe sa mori përmasat e një konflikti e urrejtje të re mes dy vendeve, madje me të gjithe vendet e rajonit ku jetojnë shqiptarë.

Pikërisht këtë kërkonë të bejë opozita, përfitimin e pakënaqurve në këtë vizitë për t’i përdorur për kredo politike, madje vetëm një ditë pas deklaratës së opozitës, dolën dhe disa parti jo parlamentare që të pohonin në një mënyrë tjetër thëniet e opozitës zyrtare.

Por kush ishin ata!? Disa kryetarë partishë që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit, disa vetë dhe të tjerë me familjarët e tyre, që këto vite kanë bërë partiza për të përfituar e ndonjëherë trazuar edhe mardhënjet e shenjta kombëtare.

Kishte në atë grupimë që këtë pelivanllek me nacionalizmin ehoistë e nisën që para zgjedhjeve të qershorit kur klitheshin për nacionalizëm thjeshtë për të përfituar vota nga kjo ndjenjë e madhe e kahershme e shqiptarve, por që pas zgjedhjeve u shuan.

Në atë kohë, këtyre nacionalistëve primitiv egoistë të tipit komunist, iu vurë nofka laraska, si antonim i shqipës që e bënin me gjeste, deri sa e neveritën dhe atë ndenjën kombëtare që në brez kemi.

Këta laraska, gjetën kohën për t’u marrë me çështjen kombëtare jo nga dhimbja, por nga parazitësia e tyre që kërkojnë t’i zhvasin çdo vlerë Atdheut, Kombit, qytetarisë për të maksimizuar babëzinë e tyre. “Aleanca e sorrave nacionaliste”, tashmë eshtë formatuar nga më të shplarët e politikës.

Njëri vjenë nga batërrdia e sistemit të drejtësisë, tjetri nga një lum akuzash për korrupsion në shuma marramendse dhe ca nga ata cakenjtë e sigurimit që me shërbime i shërbyen diktatorit dhe diktaturës dhe shiten si të përndjekur, që nuk kanë lënë gjë pa u marrë të përndjekurve, madje u kanë dhënë ushqim qensh të përndjekurve nga dihmat që sillte BE, u kanë vjedhur shtëpitë, podrumet, madje dhe ato qindarka asitence dhe tanimë po përpiqen t’u vjedhin dhe emrin.

I biri i Mehmeti është lideri thonë, që është një nga më të zellshmit e sigurimit dhe diktatura e përdori pikërisht për të burgosur sportistët e kombëtares shqiptare dhe sot po nga një ngjarje e dhimbshme e krahasueshme me bëmat e të atit, kërkonë të përfitojë. Pikërisht se i ati persekutoj djemtë më të mirë të kombëtares në kohën e diktaturës, ai përfitoj dhe ishte më i preferuar i pushtetit të djeshëm madje në partinë e demokratve, që më pas do të bëhe prishaqefasi dhe do të bënte edhe parti e tij.

E gjitha ajo çfarë kërkojnë këta lapanjosë të sigurimit të shtetit, është t’i fryen nacionalizmit si mundësi për të përfituar vota në zgjedhje e ardhshme, por as kjo nuk i shpëtonë sepse hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit do t’i hedhe në koshin e historisë, ashtu siç hodhi Sllobodani që vrau mijëra shqiptarë, por edhe këta kanë vrarë disa shqiptarë madje me dhjetra.

Histora e zgjedhje paraelektorale e qërshorit 2013, futi në këtë marrëzi një serë partish, madje dhe vetë ish- kryeministrin e asaj kohe që me thirrje kombëtare kërkoj të mbledh çanekun e votimeve, por ishte vonë ather kur i ra në mend Kombi.

Pasuesit e tjerë, apo i biri i Memetit, nxorri banderola, pankarta, mbllodhi të rinj madje flamujt dhuroheshin për pjesëmarrësi, por jo vetëm aq paguante për të djegur flamuj në Tetovë, Athinë, Prishtinë thjeshtë për të nxitur nacionalizmin duke u vetëshitur se na qenka babai i shpëtimit kombëtar.

Marrëzi shkoi deri atje sa pagojë 10 mijë euro për të djegur flamurin në Strugë dhe 2 mijë euro për ta ridjegur në Burrel, thjeshtë e vetëm për të dhënë një konferencë për shtyp, dhe shqiptarët e braktisë, përveç votave që bleu nga parat e korrupsionit në drejtësi.

Tashmë kemi një korrnizim të ri për këta pseodoatdhetar, që na shfaqen me petkun më të zi të nacionalizmit egoist e primitv duke krijuar “Aleanca e sorrave nacionaliste”, që kërkojnë të përfitojnë nga qëndresa e shqiptave dhe mbi interest e shqiptarisë dhe të Kombit.