.
×

Shaqiri në garë kundër Xhakës: Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Shaqa nuk pranoi të luante për Zvicrën



Ylli më i madh i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, bëri bujë para disa ditësh kur refuzoi ftesën për të luajtur me kombëtaren e Zvicrës në ndeshjet kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Ai ka deklaruar se donte të rrinte në Liverpool për të rikthyer besimin e trajnerit Jurgen Klopp, edhe pse nuk e ka asnjë paraqitje këtë sezon. Nëse do të donte ta bindte, ai sigurisht se do të shkonte të luante me Zvicrën për të treguar formë të lartë, shkruan Periskopi.

Megjithatë, problemi del të jetë edhe më i madh se që është menduar fillimisht. Shaqiri ka marrëdhënie të prishura me trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviq, dhe bashkëlojtarin e tij Granit Xhaka.

Blick kishte raportuar se Shaqiri nuk ka raporte të mira me trajnerin, dhe se shiriti i kapitenit mund të jetë arsyeja kryesore. Dhe, a e dini se kush e mban atë shirit? Granit Xhaka.

Shaqiri para se të shkonte në Euro 2016-shin e vitit të kaluar i ishte drejtuar medieve: ““Po sikur Kosova të më dojë si kapiten. Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë. Do të duhej t’isha me kapitenët. Unë jam padyshim i zhgënjyer”.