.
×

Shaqiri kushton 23 milionë euro



Vlera e Xherdan Shaqirit në tregun e futbollistëve tani është 23 milionë euro.

Secila skuadër që dëshiron ta ketë në radhët e veta Xherdan Shaqirin duhet të paguajë një shumë të majme parash.

Sipas mediave gjermane, krerët e Bayern Munichut i kanë vënë shumën e 23 milionë eurove si ҫmim Xherdanit.

Juventusi, Liverpooli, Tottenhami e Arsenali janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e Shaqirit.