.
×

Shakira rikthehet tepër provokuese në Instagram; zbulon diçka të re



Këngëtarja kolumbiane, Shakira është rikthyer më provokuese se kurrë në rrjetin social “Instagram”. Me një palë bikini ngjyrë rozë, Shakira u ka treguar 57 milionë ndjekësve të saj format e përsosura trupore. Mirëpo, duket se qëllimi nuk ka qenë ky.
Ajo u ka drejtuar ndjekësve pyetjen nëse u pëlqen kostumi i veshur i banjes, që është stiluar nga vetë ajo. Me ç’kuptohet, Shakira do të vijë tashmë pranë njerëzve jo vetëm si këngëtare dhe kërcimtare, por edhe si stiliste.