[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Seveme Fetiqi: Më merr Kosovë!



Respekt miq dhe mike të respektuara, të nderuar krijues! Jam shumë mirënjohëse për komentet dhe vlerësimet tuaja të sinqerta për kujdesin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për krijimtarinë time poetike. Ju faleminderit për durimin dhe vēmendjen gjatë 8 postimeve të mia! 🙏
International Poetry Marathon Today is my 8 days participating in this international poetry marathon, ëhere are I have to post 1 poem every day ëith my photo and invited one or more poets to join the chain of poetry #PeetMeNotLeave, ëhere the poems ëill be translated into English.
Sot është dita ime e tetë e pjesëmarrjes në këtë Maratonë Ndërkombëtare të Poezisë, ku më duhet të botoj tetë (8 )ditë nga 1 poezi çdo ditë me foton time dhe të ftoj një ose më shumë poetë të bashkohen në zinxhirin e poezive #PeetMeNotLeave, ku poezitë do të përkthehen në anglisht dhe do të botohen në një almanak.
Unë u ftova të marr pjesë nga poetja Zyrafete Manaj dhe poeten Seli Murati të cilat i falënderoj shumë. Ftoj poeten Lirije Bimi , Itali dhe poetin e piktorin e mirënjohur Remzi Limani, Prishtinë-Kosovë
që t’ i bashkangjiten këtij zinxhiri poetik.
Kjo është poezia ime e tetë:
MË MERR
Kosovë
Më merr çdo mëngjes
Të shëtis damarëve tu
Kosovë
Ngroh shpirtin tim hon
Me rreze dielli
Në teh shprese
Pasdite fal shi
Mbi buzët e mia
Që lëngojnë për fjalë shqip
Kur për ty etja
Nuk shuhet dot
Më fto çdo natë
Përmes pëllumbave
Lajmpërcjellëse
Përmes henorës së hënës
Nën hijen e atij ftoi
Të kopshtit tim të braktisur
Me dhembjen gur
Me lotët çurg
Unë jam ajo hije që shkoi
Barkë e lodhur
Që dëshiron prap të pushojë
Në portin tënd
Më merr të lutem
Kthemi kujtimet
Ndize vatrën time
Të shuar kaherë
Kosovë

Menu Title