.
×

Serwer ngre alarmin: Emisari i ri i Trumpit do ta bëjë Kosovën e Clintonit provincë të Shqipërisë



Botapress, 5 Tetor-Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, assesi nuk po mund të pajtohet me vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili dje emëroi ambasadorin e shtetit të tij në Berlin, Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serwer thotë se nëse dje e ka quajtur vetëm një vendim bizar, atëherë sot do ta quaj edhe me keq, pra si një vendim tragjik.

Kjo pasi që sipas tij, Grenell si një njeri i afërt me ish-Këshilltarin e Trumpit, John Bolton, do të shtyjë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Republikës së Kosovës.

“Nëse do të donit të krijonit një kauzë të përbashkët me Evropën në Ballkan, atëherë Grenell është amerikani i fundit që do të duhej të zgjidhej për këtë çështje”, thotë Serwer, transmeton Gazeta Express.

Tutje ish-diplomati amerikan ka thënë se Gjermania e ka bërë të qartë që e kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan, temë kjo për të cilën Bolton ka avokuar dhe ka thënë se SHBA’ja e pranon në rast se Kosova dhe Serbia pajtohen për një gjë të tillë.

Sipas Serwerit një lëvizje e tillë për ndarje të Kosovës do të ngulfaste ‘krijesat e Klintonit’, Kosovwn dhe Bosnje e Hercegovinën.

“ Shkëmbimi i territoreve do të mbyste dy arritjet e Klintoni me një goditje: Kosova do të bëhej provincë lindore e Shqipërisë, herët ose vonë, dhe Bosnja do të ndahej”, ka thënë tutje Serwer në faqen e tij ‘peacefare’, transmeton Gazeta Express.

Përveç tjerash eksperti për Ballkanin ngre shqetësime se në rast se ndodh një lëvizje e tillë atëherë do të mund të ketë edhe të shpërngulur por edhe të vdekur.

“Mos u shqetësoni se sa njerëz do të shpërngulen, apo sa do të vdesin në këtë proces, apo edhe për radikalizimin e myslimanëve boshnjakë nëse detyrohen të hyjnë në një Republikë Islamike. Serbia do të jetë e lumtur që do të fitojë veriun e Kosovës, si dhe Republika Srpska që do t’i dojë përsëri amerikanët”, ka shkruar Serwer.