.
×

Sërish protestë për Trepçën dhe kundër Jabllanoviqit



Çështja e Trepçës dhe ajo e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, në protestë po i ngrit edhe studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka”, Unioni i Studentëve Pro Evropian, dega në Gjilan, Këshillat Studentore të Fakulteteve të UP-së dhe UKZ-së në Gjilan si dhe Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Gjilan, do të mbajnë sot konferencë për media, me ç’rast do të paralajmërojnë marshin paqësor.

Ky marsh paqësorë po organizohet të premten, për siç thuhet në një njoftim kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq si dhe tendencave të Serbisë ndaj Trepçës.

Në këtë konferencë përfaqësuesit e këtyre studentëve thotë se do të bëjnë të ditur rrjedhat e Marshit, dhe organizatave, partive, grupeve të tifozëve e institucioneve të cilat do t’i bashkohen marshit të së premtes.