.
×

Sërish protestë për punësimet në Trepçë



Në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen Trepça, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, sot në mëngjes bllokuan rrugën Mitrovicë-Stantërg.

Ata rreth orës 6:30, te Tuneli i Parë vendosën në rrugë disa automjete, duke paralizuar kështu lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas.

Njëkohësisht, në këtë mënyrë u pamundësua edhe shkuarja në punë e shumë minatorëve, të cilët udhëtojnë nga Mitrovica në minierën e Stantërgut dhe në flotacion.

Vërehet numër i shtuar të forcave policore në vendngjarje, të cilat po bëjnë përpjekje për t’i bindur protestuesit që ta lirojnë rrugën.