.
×

Seremb Gjergji i shkruan letër presidentit serb Nikolic



I nderuar President,

Ndeshja futbollistike ndërmjet Serbisë-Shqipërisë, që në vete ka ngërthyer tetë (8) lojtar nga Kosova kam pritur që do të jetë një fillim i ri për të dyja kombet tona. Por edhe për vendet tona. Por një pritje e tillë, u kthye në zhgënjim.
Përderisa ju ndiqnit lojën nga afër; dhuna psikologjike ndaj ekipit shqiptar filloi nga momenti i antonimit të Himnit Shqiptarë. Rreth 32 mijë tifoz me britmat e tyre nuk lejuan asgjë të dëgjohej. Kjo vazhdoi deri në detyrimin e dhunshëm të largimit te të gjithë lojtarëve nga fusha e futbollit.

Po rendis faktet më relevante që shkaktuan të gjithë dhunën nga Tifozët, Policët dhe Sigurimi serb në Beograd.

1. Loja është ndalur pas thyerjes së barrikadës; futjen e tifozëve serb në fushë dhe mësymjen e tyre kundrejt lojtarëve Fisnik shqiptar.
2. Loja është ndërprerë për shkak të hudhjës së fishekzjarrëve në fushë nga tifozët serb.
3. Huligani Ivan Bogdanov, që as policia nuk guxon t’i thotë asgjë, kërcënon të gjithë ekipin shqiptare.
4. Thirrjet e mbi 30 mijë tifozëve “Vritni Shqiptarët dhe Digjni Shqiptarët” konsiderohet akt terrori, kërcenim për jetën e secilit lojtarë. Tmerr!
5. Në stadiumin e Partizanit nuk ka pas asnjë tifoz shqiptarë. Asnjë zotëri President!
6. Fotografitë dhe Videot, tregojnë dhunën e jashtëzakonshme dhe racizëm ndaj Kombit Shqiptar. Presidenti Clinton ka thënë: 1 foto – 1000 fjalë. Sa fjalë i ka një Video?
7. Flamujt shqiptar në muret e tribunave, ishin të vetmit që u hoqën dhe s’u panë më.
8. Të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në zonën VIP janë dhunuar moralisht, fyer dhe sulmuar.
9. I nderuar President, pyes; “Si e ka ditur Kryeministri Vucic që do të ketë fluturake nga ora 16:10-16:50 dhe ka raportuar për atë 6 herë”?
10. Fluturakja, nga jashtë stadiumi ka hyrë në fushë vetëm 2 minuta pasi që është ndaluar loja – jo më herët. Ku është siguria juaj kombëtare?
11. Futbollisti serb, me rregullat e UEFA deh FIFA nuk ka të drejt të largoi asgjë nga fusha, por ta ndjekë topin. Shtroj pyetjen, pse nuk i kapi fishekzjarrët?

President i nderuar; besoj se duhet ta njihni dhe pranon të drejtën e lojtarëve shqiptarë që ta mbrojnë jetën e tyre. Gjë që e bënë me Fisnikëri. Ata ishin të kërcënuar për jetë, edhe pse u munduan që gjatë 42 minutave lojë të jenë fer dhe të tregojnë cilësi të lartë të vlerave Perëndimore.
Për njerëzit e qytetëruar në Shqipëri, Kosovë apo Diasporë që po ndjeknin lojën pranë televizorit, pamjet ishin tmerruese që mediat serbe dhe ato botërore po transmetonin.
Pasi që e keni ndjekur nga afër lojën, a e keni vërejtur që gjatë largimit të futbollistëve shqiptar nga fusha e blertë, janë sulmuar edhe nga sigurimi i stadiumit, nga policia, por edhe nga të gjithë simpatizantët që i kishit lejuar aty pran. Mbi të gjitha, mjetet e forta dhe ato piroteknike binin si shi mbi kokat e tyre.
Turp për Serbinë. Turp, turp!
Zotëri Nikolic, sikur të ishit fëmija juaj në fushë, si do të ndiheshit? Sot, më shumë se kurrë, mendoj se ju duhet të jeni Samaritani që e ka ndihmuar Jezus Krishtin!

Seremb Gjergji
Kandidat i Pavarur për President të Kosovës