.
×

Serbia po dorëzohet për Asociacionin në Kosovë, ja edhe deklarata e Gjuriqit



 

Beogradi zyrtar po shkon drejtë dorëzimit sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriqi i ka dhënë një ultimatum disa vjeçar Kosovës për ta përfunduar këtë akt.

“Prishtina ka afat për 1.674 ditë ta bëjë formimin e  Asociacionit të komunave serbe dhe ky është ” i vetmi kronometër që është i çelur”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është ndër prioriteti kulmor i Listës Serbe.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti politik, deklaroi para disa ditësh se ekziston një vullnet i mirë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm brenda Listës Serbe, por sipas tij edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.