.
×

Serbia në mesë  të  Rusisë dhe  BE-së    



Është paralajmëruar që  Presidentit të  Rusisë  Putin  në Beograd  do ti bëhet një paradë ushtarake më e madhe  që nga koha që Serbia  është si shtet nga shpërbërja e  Jugosllavisë.

 

Refik-Hasani

Shkruan : Refik  HASANI

 

Vizita e Presidentit të Federatës Ruse z.Vlladimir Putin, për sot në Beograd është shumë më shumë se një lajmë jo vetëm për këtë pjesë të Ballkanit por edhe më gjërë. Kur i shtojm që  kjo vizitë po bëhet në një periudhë të ndieshme kur SHBA dhe BE-ja kan vendosur sanksione Ekonomike ndaj Rusisë

kurse Beogradi nuk ka mbështetur këto sanksione dhe  në anën tjetër dëshiron të jetë pjesë e integrimeve të Europës . Është paralajmëruar që  Presidentit të  Rusisë  Putin  në Beograd  do ti bëhet një paradë ushtarake më e madhe  që nga koha që Serbia  është si shtet nga shpërbërja e  Jugosllavisë. Kjo është lojë me dy teha për Serbinë që dëshiron të ndjek dy kurse-rrugë paralel në të njëjtën kohë :

 

Të mos largohet nga BE-ja dhe sa më afër Rusisë të qëndrojë

 

Në njërën anë don të jetë pjesë aktive e zhvillimeve të Europës dhe në anën tjetër për asnjë çastë të mos shkëputet nga rruga duke qëndruar shumë afër vllaut të madhë të besimit dhe si blloku ushtarak socialist . Serbia kështu dëshiron dhe  mundohet të luan kartën sikur dikur ishJugosllavia nuk bënte

pjesë as në paktin Veri-Atlantik NATO e as në paktin ushtarak të Varshavës,por ishte njëra ndër themeluesit dhe aktive të shteteve të painkuadruara . Serbia kështu kalkulon dhe bën llogarin pa hangjiun sepse tani mendojm  që është duke u kuptuar .  Ende nuk është shkëputur nga e kaluara  kjo tregohet në  pritjen që do t’ia bën Presidentit Rus sotë  . Po ashtu kjo tregon qartë  që mbështetet fundë e krye struktura të ish paktit  të Varshavës në krye me Federatën Ruse .    Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë që Serbia don të jetë në një farë mënyre edhe me Rusin edhe me shtetet Europian & SHBA-në,  duke menduar ta ruaj dominimin si super fuqi mbi shtetet e tanishme që dikur përbënin RSFJ-në . Prandaj jo rastësisht sot Serbia mban pengë Bosnjë Hercegovinën , duke penguar shumë shtetin e Kosovës , por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci , Malë të Zi , Maqedoni .     Strukturat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian duhet më qartë ti bëjn me dije Serbisë që mos t’ia  lehtësojn kushtet dhe favorizojn pasi ishte agresore dhe bëri gjenocidë në hapsira të ish-Jugosllavisë  . Beogradit duhet të përcaktohet çart në kohë dhe  happsirë cilën rrugë dëshiron ta ndjek . Por edhe kushte që duhet plotësuar nëse don të jetë pjes e Europës :  Si ta njoh Kosovën si shtet dhe deri sa të mos heqë dorë nga ndikimet veçmas në BeH dhe Kosovë .

Edhe renda Serbisë t’ua njoh të drejtat individuale dhe kolektive dhe të ndal diskriminimin ndaj Rajoneve apo Krahinave  që jan ende homogjene me territor dhe popullatë: Hungarezëve në Vojvodinë , Boshnjakëve në Sangjak , Shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc Preshevë , Bullgarëve në Dimitrovgrad , Bosilevgrad  etj  . Koncepti  që tani po aplikon Serbia është edhe me Rusinë edhe me BE-në , por këto jan dy koncept jo të njëjta por me dallime bukur të mëdha . Beogradi shumë më afër është pro-Kremlinit

se sa me BE-në   .  Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy bloqev ushtarake .