[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia fiton 41 milionë euro nga reciprociteti, Kosova asgjë



Kosova nuk ka përfituar asgjë me reciprocitet, kurse Serbia ka futur 41 milionë euro mallra në Kosovë. Janë bërë dy muaj e një javë që prej se Qeveria Hoti ka larguar masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

E nga marrja e këtij vendimi, që për kryeministrin e Kosovës, do të jetë i përkohshëm, nga Serbia në Kosovë filluan të futen më të madhe produktet serbe. Kurse shteti serb, nuk e ndali fushatën e çnjohjeje ndonëse ishte kusht për heqjen e reciprocitetit.

Madje, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq të enjten ka kërcënuar politikanët kosovarë se nëse nuk i ndalin përpjekjet për rinjohjen nga ato vende, atëherë fushatën do t’ia nis edhe Serbia.

Ndërkohë që Kosova nuk përfitoi asgjë nga reciprociteti, 41 milionë euro mallra serbe brenda dy muajsh, janë futur tashmë në vend.

Megjithatë Stavileci thotë që ka një rënie importi të produkteve nga Serbia.

Ndërkohë ata që e vendosën reciprocitetin ndaj Serbisë po e kritikojnë qeverinë që e largoi këtë masë.

E qeveria e Kosovës në një përgjigje për T7 ka thënë që Republika e Kosovës, si shtet sovran, e ruan të drejtën që kurdo që ta quajë të nevojshme, t’i rikthejë këto masa.

Sipas kryeministrit Hoti, Qeveria në koordinim të plotë me miqtë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, me qëllim që t’i hapë udhë rinisjes së dialogut, si shenjë e vullnetit të mirë, e ka hequr reciprocitetin me Serbinë.

Kundër largimit të reciprocitetit ishte edhe partneri i Hotit në qeveri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. VIDEO

Menu Title