Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha se Serbia dëshiron që t`i zgjidhë mosmarrëveshjet në “mënyrë paqësore, politike dhe diplomatike” me Kroacinë në të njëjtën mënyrë si Beogradi po e bën me Prishtinën dhe Sarajevën.
Sipas tij, Zagrebi zyrtar në të njëjtën kohë po kërkon që të distancohet nga “shfaqja e rehabilitimit të ustashëve”, transmeton Klan Kosova.
“Në vend që të distancohen nga fenomene të tilla siç i kam sugjeruar ata kohët e fundit, në Kroaci kritikat e mia janë quajtur paturpësi, edhe pse unë i kam përfaqësuar vlerat që lidhin Bashkimin Evropian”, tha kryediplomati serb në një intervistë për të përditshmen kroate “Dnevnik”.