.
×

Serbi Drecun i “frikësuar” pas arrestimit të Haradinajt, ja çfarë thotë për ish-ushtarët e UÇK-së



Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë e incidenteve që mund të ndodhin për shkak të gjendjes në Kosovë, në veçanti pas arrestimit të Ramush Haradinajt.

Sipas tij, rreziku i kryerjes së akteve të ndryshme në Kosovë tanimë është i pranishëm, shkruan Tanjug.

“Ka indikacione se shqiptarët, sidomos ish-anëtarët e UÇK-së, mund të marrin disa veprime të dhunshme”, është shprehur ai.