.
×

Serbët të pakënaqur me pushtetin e Vuçiqit, nisin protestën në Beograd



Protesta 1 në 5 milionë e cila po mbahet çdo të shtunë në Serbi, ka filluar edhe sot në Terazije. “Këto protesta janë një mësim për të gjitha autoritetet e ardhshme që ato kurrë nuk do të jenë në gjendje të uzurpojnë pushtetin. Dhe tani po i drejtohemi opozitës”, ka thënë Cedomir Cupiç.

Protesta sa ka filluar dhe njerëzit janë mbledhur për të shprehur paknaqësitë me pushtetin aktual dhe me Presidentin Aleksander Vuçiq.

Protesta e parë u mbajtë me 30 nëntor në Krushevc, dhe tani po mbahet çdo të shtunë.

Në fillim, protestat në Beograd mbanin emrin “Stop Shirts Bloody”, kështu që pas disa ecjeve fjala kryesore u bë “1 në 5 milionë”.

Organizatorët e protestës po kërkojnë gjithashtu gjetjen e autorëve të vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviç.

Ndër kërkesat e tjera janë edhe dorëheqja e Nebojsha Stefanoviqit, Ministrit të Policisë, Dragan Bujosheviq, Drejtorit të RTS dhe redaktorit të RTS, Nenad Lj. Stefanoviç, dhe kërkoi Ministri i Arsimit Mlladen Sarçeviç. Pastaj, u bë një kërkesë për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë Zlatibor Lonçar.