.
×

Serbët: Shqipëria na shpalli luftë, mbrapa qëndron ShBA



Takimi kualifikues për Kampionatin Europian të vitit 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, u ndërpre para përfundimit, për shkak të përplasjeve ndërmjet lojtarëve dhe hyrjes së tifozëve në fushën e lojës. Incidenti u papari nga shfaqja e dron-it sipër fushës, i cili mbante flamurin shqiptar me hartën e vizatuar të „Shqipërisë së madhe“.

Keqpërdorimi ndërprerjes së ndeshjes së futbollit eci në linjën e akuzave ndaj Tiranës për përpjekje për realizimin e projektit të Shqipërisë së Madhe. Këto pohime u përfocuan edhe  prej disa deklaratave të disa historianëve, në mënyrë që e tërë fushata të ishte e bazuar “shkencërisht“. Kështu, akademiku Dragoljub Zhivojinoviçnënvizoi se „ky proces është duke u zhvilluar prej kohësh, nuk është se ka filluar dje.Për ta kryesore është që të kenë mbështetjen e fuqive të mëdha. E shqiptaët sot kanë mbështetjen e SHBA-ve, si dhe të disa vendeve të veçanta të BE-së dhe të atyre muslimane. Serbia është në pozitë të vështirë, ndërsa Maqedonia është me e dobëta“.

Edi Rama shkroi në Tviter se „Serbia do të jetë një shtet normal vetëm nëse Serbia Reale do ta kuptojë se Shqipëria e madhe është makthi i natës i saj dhe jo projekt shqiptar“. Ndaj kësaj deklarate Kryeministri Aleksandër Vuçiç u përgjigj: „Njerëzit që thonë se Shqipëria e madhe është makthi jonë i natës kanë plotësisht të drejtë. Por nuk është makth nate vetëm për ne, por makth nate për tërë Eutopën, makth nate për tërë njerëzimin, e ne nga ana jonë do të bëjmë gjithçka që ta pengojmë. Shpresoj se shqiptarët normalë do ta kuptojnë këtë mesazh“.

Incidentin në Beograd mediat serbe e shfrytëzuan që ta paraqesin si „ekspansionin shqiptar në Ballkan“, si rrezik për të gjithë vendet fqinjë, me synimin për të krijuar frontin e “ofensivës shqiptare“. U vu theksi në mënyrë të veçantë tek Maqedonia, sepse sikurse shkruan gazeta „Blic“, e tërë Maqedonia Perëndimore, përfshirë edhe Shkupin, është e vizatuar në hartën e Shqipërisë së madhe.

Megjithatë, disa historianë maqedonas pohojnë se shqiptarët në Maqedoni (përveç fanatikëve të tillë siç ka gjithandej), nuk janë robër të ideve të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe se ata duan të hyjnë në BE, si edhe të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Pas provokimit në Beograd qëndron një manipulim pohojnë ata. Kështu,Katarina Teodorovska, këshilltare e Institutit të historisë kombëtare në Shkup, nënvizon se „aktualizimet e idesë së Shqipërisë së madhe dhe „frikësimet“ e popujve kanë ndodhur gjithmonë kur për këtë ka patur nevojë dikush dhe kjo për qëllime politike. Disa struktura duan që të futin shqetësim në radhët e popullsisë, ndërsa idenë e Shqipërisë së  madhe e përdorin si mjet kërcënimi“- thotë ajo duke shtuar se gjatë historisë këtë e kanë bërë fuqitë e mëdha.

Në ballë të goditjes ishte edhe Mali i Zi. Kryetari i Iniciativës qytetare dhe ish deputetiVesel Sinishtaj, paralajmëroi se dikush po përpiqet që tensionet e takimit të futbollit Serbi-Shqiipëri ti transmetojë në Mal të Zi, por gjithsesi nuk beson se kjo do të jetë e mundur të bëhet. Deputeti i parlamentit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nënvizoi disa shkaqe që shpien deri në incidente të tilla: potenciali i dobët i shoqërisë qytetare në Mal të Zi, mosfunksionimi i sistemit, i cili është më shumë demagogjik, gjendja e keqe ekonomike. Incidente të tilla janë një hap prapa kur bëhet fjalë për perspektivën europiane të Ballkanit, ka pohuar ai.

Historiani malazez Gjorgje Borozan nënvizoi se „incidenti në Beograd është sinjal i një të kaluare të vështirë dhe tragjike. Kjo na flet vetëm për atë se, për fat të keq, ka mbetur ende gjallë, projekti më i keq i prjokteve nacionalomadhe në Ballkan“. Ai kujton se në këtë projekt përfshihet edhe një pjesë e Malit të Zi, sepse në të jetojnë shumë shqiptarë, dhe nuk është rastësi që në truallin malazez pas provokimeve në Beograd kanë ndodhur incidente. Është akoma më shumë simptomatike, sikurse thotë Borozani, rasti kur Shqipëria paraqitet si i vetmi vend në botë që është i rrethuar tërësisht nga i njejti popull-shqiptarët.

Bashkësia e sigurimit e Serbisë ofroi gjithashtu spjegimin e saj për incidentin. Kështu, Kryetari i Forumit për kërkime në lidhje me terrorizmin ndërmkombëtar, Millan Pashanski deklaroi se shqiptarët, duke hedhur flamurin e së ashtuqajturës „Shqipëri e madhe“, në stadiumin Partizani në Beograd, i shpallën luftë speciale Serbisë dhe, pa kërcënimin e jetëve të njerëzve, sendërtuan qëllimin e tyre: riafirmimin botëror të konceptit të Shqipërisë së madhe.

Pashanski është i mendimit se SHBA-të kanë interesat e tyre që të „mëkojnë“ Al Kaidën e bardhë në Ballkan në mënyrë që fundamentalizmin pastaj ta infiltrojnë në pjesë të Rusisë dhe Kinës dhe të mbajnë të hapur plagën e sigurisë në BE, me synimin për ta lidhur ata pas vetes së tyre. Ai nënvizon se, në kuadrin e strategjisë së përmendur Shqipërisë i është ckatuar një vend i veçantë për alarmimin e hapësirës ballkanike. Është kjo arësyeja që në BE dhe në SHBA, projektin e Shqipërisë së madhe e shohin me sipmati.

Qëllimi kryesor, nënvizon Pashanski, është që të shkaktojnë trazira dhe të kërcënojnë sigurinë e Serbisë dhe të internacionalizojnë të projektin s së ashtuquajutrës Shqipëri e madhe. Synimi është që këtë ta bëjnë më mënyrë të „butë“ dhe të „fortë“. Tashmë është kryer akti i „butë“ i terrorizmit, i cili nuk kishte synim të shkaktonte vrasje dhe plagosje, por shqetësimin e opinionit publik nëpërmjet reaksioneve politike dhe ndryshime të caktuara. Sulmi është kryer në një ngjarje sportive ndërkombëtare, në të cilën merrte pjesë edhe shteti i Serbisë. U arritën efektet e terrorizmit të „fortë“, që është promovimi i politikës pushtuese të idesë mbi të ashtuquajturën Shqipëri e madhe të përbërë nga Shqipëria dhe disa pjesë të Serbisë dhe shteteve të tjera ballkanike. Në strategjinë e akteve terroriste qëllimi primar është publiciteti maksimal në promovomin e ideve politike dhe koncepteve të propagandës politike, nëpërmjet së cilës hyhet në orbitën planetare. Shqiptarët i shpallën luftë speciale Serbisë dhe, pa kërcënim të jetëve njerzore, realizuan qëllimin e (ri)afrimimit të konceptti politik të „Shqipërisë së madhe“ (lapsi.al).

(Pergatiti Xhelal Fejza, titulli origjinai: Marrëdhëniet serbo-shqiptare përsëri në provë marrë nga revista e Komitetitr të Helsinkitt- Serbi tetor 2014)