.
×

Serbët, parrulla antishqiptare në Nish



Postuar më: 24 Shkurt

Propaganda serbe me parulla dhe mbishkrime raciste e antishqiptare po vazhdon në Serbi. Ditët e fundit në rrugën që ndjekin mijëra shqiptarë nga Kosova, nga Nishi drejt Hungarisë, janë parë parulla me mbishkrime “Ndaloni Shqiptaret në Nish” (“Stop albanizaciji Niša”) dhe “Vdekje shqiptarëve”(“Umrite albanci”).

Ndërsa në afërsi të Nishit në rrugën “Dushanova” janë shpërndarë fletushka me mbishkrimin “Stop shqiptarizimit të Nishit”. Sipas mediave serbe, këto veprime duan të tërheqjen vëmendjen e vendit për të bërë kujdes nga shqiptarët, të cilët sipas tyre po pushtojnë qytetin.

Fletushka me shkrime antishqiptare dhe raciste janë vendosur edhe në automjetet në rrugët e Nishit.